Kosovë

Ferit Idrizi merr detyrën e të parit të Vushtrrisë

 

Xhafer Tahiri në një ceremoni ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri të Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Ky i fundit premtoi se do t’i përfundojë të gjitha projektet e mbetura në gjysmë.

Ish-kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri pas dorëzimit të detyrës, i uroi Idrizit suksese në qeverisjen e tij, duke thënë se kryetari i tanishëm do ta ketë mbështetjen e tij të plotë.