Kosovë

Gjini nis mandatin e dytë si kryetar komune: Do të vazhdojmë punët e mira për Gjakovën

 

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, dha betimin për të nisur kështu edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të kësaj komune. Së bashku me kryetarin, u betuan edhe këshilltarët e rinj komunalë.

Në fjalimin e tij pas betimit, Gjini u zotua që do të vazhdojë punët e mira për qytetarët e Gjakovës, por për këtë kërkoi edhe bashkëpunimin e të gjitha partive të përfaqësuara në Asamblenë Komunale.