Kosovë

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshimet në disa pjesë të Podujevës

 

Reshjet e shiut që kanë nisur nga mbrëmja e së dielës dhe kanë vazhduar edhe gjatë ditës së hënë kanë shkaktuar vërshimet në disa fshatra të komunës së Podujevës. Uji që ka dalë nga përroskat e lumenjtë në disa vende ka depërtuar edhe nëpër oborret e shtëpive, siç është rasti në fshatin Gllamnik.

Në përgjigjen e Zyrës për Informim të Podujevës thuhet se kompania e kontraktuar për raste emergjente është në terren duke intervenuar.