1 perditesime
16:01

KEDS-i arsyeton ndërprerjen e rrymës me punimet emergjente pas mbingarkesës për ngrohje

Kompania Kosovare për Distriubim me Energji Elektrike (KEDS) ka arsyetuar ndërprerjen e rrymës në shumë zona të Kosovës me punimet emergjente për shkak të mbingarkesës.

Të shtunën një pjesë e konsiderueshme e Prishtinës ka mbetur pa rrymë për disa orë. Po ashtu edhe fshatra të Fushë-Kosovës ngelën pa rrymë. Arsyetimi fillestar ishte për shkak të mirëmbajtjes totale të nënstacionit.

Ndërkaq në një njoftim të mëvonshëm pas vizitës së drejtorit ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan, tek ekipet e angazhuara në nënstacionin “Prishtina 3”, KEDS-i ka thënë se ditëve të fundit po zhvillon punime emergjente si pasojë e rritjes ekstreme të konsumit.

“Punimet emergjente që po zhvillohen ditëve të fundit si pasojë e rritjes ekstreme të konsumit e që po shkaktojnë mbingarkesa, kanë për qëllim që të sigurojnë stabilitet të pajisjeve elektro-energjetike dhe kjo përkthehet edhe me siguri në furnizim me energji elektrike”, ka thënë KEDS-i.

Sipas njoftimit, “përkundër investimeve të fuqishme në rrjet 8 vitet e fundit dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike si rezultat i këtyre punimeve, rritja e vendbanimeve dhe varësia për t’u ngrohur me energji elektrike ka bërë që të ndërmerren masa dhe të intervenohet në disa dalje në mënyrë që të ketë siguri të sistemit dhe të mos vije deri te situata të papritura si pasojë e këtyre mbingarkesave”.

Që nga ngritja e çmimeve të rrymës në Evropë, KEDS-i vazhdimisht ka apeluar për kursime në Kosovë.

10:46

Shumë zona në Prishtinë sot pa rrymë, ndërprerje edhe në Fushë Kosovë e Podujevë

Një pjesë e Prishtinës ka mbetur pa rrymë nga ora 10:00 dhe parashihet që kjo të vazhdojë deri në orën 18:00. Këtu përshihet edhe Qendra.

Ndërprerja është bërë për shkak të mirëmbajtjes totale të nënstacionit.

“Xhemajil Ibishi, Ministria e Shëndetësisë, Dragodan (një pjesë), Aktashi, qendra (një pjesë), Luan Haradinaj (një pjesë), Sheshi Zahir Pajaziti (një pjesë), Policia e Kosovës-Drejtoria, USAID-i, Ambasada Amerikane, Tirana (një pjesë), Iljaz Kodra (një pjesë), Bulevardi Bill Klinton (një pjesë), Drini i Bardhe 1, Arta I/1, Shtjefën Gjeçovi, Arta, Arbëria 1 , Arbëria 4 , Arbëria 5 , Arberia 8 , Ismet Krasniqi, Fehmi Agani (një pjesë), Luan Haradinaj (një pjesë), Qeveria e Kosovës, rr.UÇK (një pjesë), Lagjja Arbëria (një pjesë), Pandora, Banesat e Novoselëlve, Remonti, Jakove Xoxa, Meto Bajraktari, Parku, Lagjja e Muhaxherëve, Pompat (park), Blloku 3, Albi comerce, Buqaj, Furra Sheki, te Ariu, pompa e benzinës, EBC, Konushevci, Objekti Ramiz Sadiku, Tjegullorja, Gjyqi, Emin Duraku, Xhamia e Llapit, Kodra e Trimave, Shtëpia e Shëndetit, Ministria e Shërbimeve Publike, Qendra, Bankosi, Kuvendi, Bahollët dhe Tophanja, Meto Bajraktari, Bicurri, Art konstruksion,”BH-Home” Shpk Mentor Pllana-Dardania, Qyteza Pejton, qendra (një pjesë), remonti, Stadioni i Qytetit, KFOR-i, Arbëria, Tregtia, Al Trade, Arbëria Com, Dumnica Group, Ahmet Hyseni, KFOR Kosovafilmi Zero dhe Pallati i shtypit”, janë zonat dhe rrugët ku ka ndërprerje të energjisë sipas njoftimit të KEDS-it.

Nga 10:30 deri në 15:30 për shkak të punimeve do të ketë ndërprerje në shtëpitë nën fshatin Amerikan dhe Pallatin e Drejtësisë.

Ndërprerje të rrymës ka dhe do të ketë gjatë ditës edhe në Fushë Kosovë, Mazgit, Koliq, Matiçan, Podujevë, e zona të tjera.

Zonat që nuk do të kenë rrymë sot