Kosovë

Priten vërshime të shpejta në zonat e Gjakovës, Junikut e Deçanit

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mund të priten vërshime të shpejta në disa nga zonat e komunës së Gjakovës, Junikut e Deçanit.

Sipas IHMK-së, për shkak të reshjeve të shiut me intensitet më të lartë, shkrirjes së borës në zonat malore të pellgut Drini i Bardhë dhe rritjes së temperaturave gjatë ditëve të fundit, mund të ketë reshje në zonat e lartpërmendura ditën e nesërme.