Kosovë

Shkolla e Mleçanit edhe këtë javë me mësim online shkaku i mungesës së ngrohjes

 

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët "Beqir Gashi" në Mleçan të Malishevës, e ka filluar periudhën e dytë me variantin e mësimit online, ka bërë me dije të enjten drejtori i kësaj shkolle, Fehmi Kryeziu.

Ai ka njoftuar se gjatë ditës parashihet montimi i kaldajës së re në këtë shkollë dhe pritjet sipas tij janë që javën tjetër të kalohet në mësim me prani fizike.