Kosovë

Suspendohet nga detyra u.d. i drejtorit të Spitalit të Ferizajt

 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, Halit Gërbeshi, është suspenduar nga puna.

Largimi nga puna vjen pasi Gërbeshit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh nga Prokuroria Themelore në Ferizaj pasi ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.