Kosovë

“Flaka e Janarit”, Akademi tematike për vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën

Foto: Ilustrim
 

Në manifestimin e “Flakës së Janarit” në Gjilan, do të mbahet Akademia tematike për vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 40-vjetorin e rënies së tyre.

Në këtë manifestim, që është i përvitshëm, pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, derisa Akademia do të fillojë nga ora 19:30.