Kosovë

Latifi u kërkon drejtorëve të shkollave që buxhetin ta shpenzojnë me kohë

 

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Morina, kanë mbajtur të martën takim me drejtorë të shkollave, koordinatorë të cilësisë dhe këshillin e prindërve nëpër shkolla.

Avni Morina, drejtor i DKA-së tha se ky është takimi i parë për këtë vit, takime të ngjashme do të ketë në vazhdimësi dhe se në këto takime do të diskutohet më në detaje mbarëvajtja e procesit mësimor në të gjitha shkollat e komunës.