Kosovë

Shkaku i pronës ndalohen punimet për ndërtimin e gjimnazit në Ferizaj

 

Prej më shumë se tetë muajsh po zvarritet projekti i ndërtimit të gjimnazit “Shaban Hashani” në Ferizaj në vlerë prej 1.2 milionë eurosh.

Kjo për shkak se AKP-ja ka ndërprerë punimet, pasi komuna nuk e kishte marrë pëlqimin nga ky institucion për ndërtimin e objektit në pronën e tyre.