Kosovë

Ndërpritet furnizimi me ujë për katër orë në disa zona të Mitrovicës

Foto ilustrim
 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se për katër orë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në Shupkofc të Mitrovicës, te Tuneli i Parë dhe në disa lokacione të tjera.

Në njoftimin e kësaj kompanie bëhet e ditur se ndërprerja e ujit do të nisë nga ora 10:00 deri në orën 14:00.