Kosovë

Në prezencë të Hamzës, mbahet mbledhja e parë e KPF-së në Mitrovicë

 

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Mitrovicës ka mbajtur mbledhjen e parë këtë të hënë, ku të pranishëm ishin kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarë të KPF-së.

Nëpërmjet një komunikate, komuna ka njoftuar se përbërja e re e këtij Komiteti ka diskutuar për disa propozim-vendime.