Kosovë

Vizitohet shkolla me raste të dyshimta për COVID-19, vendoset të vazhdohet mësimi

Foto: Pamje nga vizita e drejtorit Berisha në shkollën e Shkozës
 

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, pas disa shqetësimeve të shfaqura në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët "Sali Bytyçi" në fshatin Shkozë, për shkak të gripit sezonal dhe dyshimit për raste me COVID-19, e ka vizituar sot këtë shkollë. Sipas një njoftimi nga Zyra për Informim e Komunës së Malishevës, pas vizitës së drejtorit Berisha në këtë shkollë, është konstatuar se "gjendja aty është nën kontroll dhe e menaxhueshme dhe se mësimi duhet të zhvillohet normalisht".

“Pavarësisht dyshimeve të shfaqura, që janë normale në këtë periudhë, qoftë për shkak të gripit sezonal, qoftë për shkak të rritjes së rasteve me COVID në vendin tonë, situata në këtë shkollë është në suaza të normales dhe nuk ka vend për panik”, ka thënë drejtori Berisha.