Kosovë

Mbyllen katër shkolla dhe çerdhja publike në Shtime shkaku i COVID-19

Shkolla "Emin Duraku", Shtime
 

Drejtoria e Arsimit në Shtime në bashkëpunim me drejtuesit e katër shkollave fillore dhe të mesme kanë marrë vendim që mësimi të zhvillohet nëpërmjet platformës “online”, si pasojë e numrit të madh të infektuarve me COVID-19. Po ashtu, është mbyllur edhe çerdhja publike.

Lulzim Sahiti, drejtor i Arsimit në Shtime, ka njoftuar se janë mbyllur tre shkolla në qytetin e Shtimes dhe shkolla fillore në fshatin Muzeqinë.