Kosovë

Hani i Elezit përballet me mungesë mjekësh, Komuna arsyetohet me mosndarje buxheti

 

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit po ankohet për mungesë stafi. Kjo QKMF aktualisht funksionon me vetëm një mjeke, që njëkohësisht është edhe ushtruese detyre e drejtoreshës. Derisa ajo dhe banorët kërkojnë angazhimin e mjekëve shtesë, Komuna arsyetohet se nuk i është ndarë buxheti

Pacientët që i drejtohen Qendrës kryesoer të mjekësisë familjare në Han të Elezit, në dispozicion kanë vetëm një mjeke familjare që mund të kujdeset për ta.

Lendita Rexhallari pos që kujdeset për pacientët, është edhe ushtruese detyre e drejtoreshës së kësaj qendre. Ajo detyrohet që katër mjekë të tjerë t’i angazhojë në emergjencë, derisa një tjetër është në pushim të lindjes.