Kosovë

MI-ja pretendon ta kryejë shpejt rrugën që s’u bë për 6 vjet

 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Gjashtë vjet kanë kaluar nga nisja e punimeve në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë. Ani se që atëherë ka pasur premtime e afate të njëpasnjëshme për përfundimin e tyre, punimet ka kohë që janë pezulluar në fshatin Llugë të Podujevës. Banorët shprehen të shqetësuar për dinamikën dhe cilësinë e punimeve. E nga Ministria e Infrastrukturës kanë thënë se punimet në terren kanë nisur dhe se segmenti rrugor deri në Lluzhan – Gllamnik do të përfundojë deri para fillimit të sezonit veror

Pa u zgjeruar ka mbetur pjesa e rrugës që kalon mbi urë në afërsi të qytetit të Podujevës. Por kjo nuk është e vetmja në këtë anë që ka mbetur pa u përfunduar.

Punimet për projektin e zgjerimit të rrugës nacionale në segmentin: rrethrrotullimi Besi-Podujevë, që ka nisur më 2016, ka kohë që janë pezulluar. Që atëherë, edhe pjesa e asfaltuar vite më parë është dëmtuar dhe si pasojë asfalti këto ditë është duke u gërryer dhe gropat në të po mbulohen pjesë-pjesë.