Kosovë

Banorët e Brusit me vetëfinancim rregullojnë rrugët e fshatit

 

Banorët e fshatit Brus të Komunës së Lipjanit kanë nisur t’i shtrojnë me zhavorr rrugët dhe t’i rregullojnë varrezat.

Për këto punime banorët kanë grumbulluar rreth dhjetë mijë euro, por ato nuk po u mjaftojnë për vazhdimin e projekteve që kanë nisur.