Kosovë

Caritasi zviceran dhe Prizreni synojnë fuqizimin e të rinjve për mbrojtjen e mjedisit

Marreveshja mes Komunes se Prizrenit dhe Caritasit Zviceran
 

Drejtues të Komunës së Prizrenit dhe të Caritasit zviceran në Kosovë të hënën kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis”, që synon të fuqizojë rolin e nxënësve të shkollave të mesme si agjentë të ndryshimeve klimatike në nivelin lokal.

Sipas kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i veprimit klimatik dhe mbrojtja e mjedisit në Komunën e Prizrenit përmes angazhimit aktiv të të rinjve, respektivisht krijimit të eko-klubeve në shkollat e mesme të larta.