Disa banorë të fshatërave të Deçanit, si Carrabreg, Prilep, Llukë e Ulët, Prapaqan dhe Isniq, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Arsyeja ishte menduar se është nga helmimi nga uji.
Uji në disa fshatra në Deçan është turbulluar pas reshjeve të shiut, ndërsa kompania “Hidro-Drini” të dielën kërkoi nga IKSHPK-ja të merren mostra të ujit.
Sipas Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Pejë, rezultatet e analizave fiziko-kimike janë brenda kufijve, porse priten edhe rezultatet e analizave bakteriologjike, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se nuk ka arsye për shqetësim.
Vitin e kaluar qindra qytetarë të Deçanit u helmuan, ndërsa arsye u tha se ishte uji.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.