Kosovë

Gjashtë vjet burgim për dy zyrtarët e Prizrenit për rrënimin e aneksit të “Abi Qarshia”

 

Dy ish-zyrtarë të komunës së Prizrenit janë shpallur të martën fajtorë nga Gjykata Themelore e Prizrenit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Islam Thaqi, ish-drejtor i Inspektoratit, aktualisht asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prizrenit, dhe Jetmira Vrenezi, ish-udhëheqëse e sektorit të Ndërtimtarisë, aktualisht deputete e LVV-së në Kuvendin e Kosovës, janë dënuar me nga 3 vjet burgim dhe me nga 2.000 euro gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë”, më 19 dhe 21 korrik 2019.