Kosovë

Nis asfaltimi i rrugës që lidh magjistralen Malishevë-Prishtinë

 

Të shtunën ka filluar asfaltimi i rrugës “Adem Jashari” në Malishevë, përkatësisht nga qendra e qytetit që lidhë magjistralen Malishevë-Prishtinë.

Në fillimin e asfaltimit të rrugës, ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i urbanizmit, Avdi Morina, të cilët e kanë parë nga afër fillimin e asfaltimit të rrugës.