Kosovë

Disa banorëve në Shtime u ndalen shërbimet e veçanta “deri në verifikim”

 

Shumica prej banorëve, të shtyrë në moshë e me sëmundje të ndryshme, kanë kundërshtuar vendimin, duke kërkuar që shujtat ditore, vizitat mjekësore dhe pastrimin e rrobave t’ua bëjë Komuna, siç ka vepruar për vite me radhë

Avdullah Maksuti së bashku me bashkëshorten Sabrijen nga fshati Godanc i Komunës së Shtimes prej vitesh jetojnë të vetëm dhe pa përkujdesje në një shtëpi dykatëshe.

Ata deri në muajin janar të këtij viti janë përkrahur nga Komuna me shujta ditore të ngrohta, vizita mjekësore, pastrim të rrobave e mirëmbajtje të shtëpisë.