Kosovë

Prej vitesh, zvarritet funksionalizimi i fabrikës së ujit në Talinoc të Ferizajt

 

Banorët e Fshatit të Vjetër, Talinoc, Bibaj, Dardani, Zllatar dhe Sojevë të Komunës së Ferizajt po vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Kjo për shkak se prej më shumë se pesë vjet komuna ka dështuar ta funksionalizojë fabrikën e re të ujit të pijshëm. Zvarritja e këtij projekti ka nxitur reagimin e banorëve.

Prej më shumë se pesë vjetësh po zvarritet funksionalizimi fabrikës së ujit në fshatin Talinoc të Komunës së Ferizajt që do t’i mbulonte pesë fshatra. Për këtë projekt komuna pati marrë një kredi të butë në vlerë prej 5 milion eurosh nga Qeveria e Austrisë, por punimet ende nuk kanë përfunduar.

Funksionalizimin sa më të shpejtë të saj po e kërkojnë banorët.