Kosovë

Pejë, paraqiten rreth 200 kërkesa për legalizim brenda 6 muajve

 

Komuna e Pejës këtë vit ka pranuar rreth 200 kërkesa për legalizim të objekteve, thotë drejtoresha e Departamentit për Urbanizëm dhe Mjedis në Komunën e Pejës, Arta Nalbani.

“Për fat të keq, Komuna e Pejës ka një numër të madh të objekteve që janë ndërtuar pa leje, të cilat janë ndërtuar para apo pas luftës. Nuk kemi një bazë të vetme të dhënash që regjistron të gjitha objektet pa leje, ndryshe nga fakti që komuna jonë ka gjithmonë rritje të kërkesave për legalizim. Është një çështje që vjen me sensibilizimin e qytetarëve, falë informacionit të përditshëm dhe të mirë në përputhje me afatin nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mjedis. Vetëm në gjashtë muaj të këtij viti kemi marrë rreth 200 kërkesa për legalizim, 80 janë legalizuar dhe pjesa tjetër është në shqyrtim”, tha Nalbani pwr KosovaPress.