Kosovë

Bletari nga Ferizaj ankohet se Prokuroria ia mbylli një rast pa iu bërë kompensimi

Koshere - bletari - Ferizaj
 

Egzon Selimi, bletar nga fshati Gërlicë i Ferizajt prej më shumë se një viti po përballet me një lëndë të pazgjidhur nga organet e drejtësisë. Në muajin shkurt të vitit të kaluar kompania “Rukolli” që ndërtoi hekurudhën përgjatë këtij fshati sipas Selimit, ia dëmtoi mbi dhjetë koshere me bletë. Dëmi, siç ka treguar Selimi nuk u kompensua, pavarësisht që rastin e ka iniciuar në polici dhe Prokurori.

Rasti i Selimit, në dhjetor të vitit të kaluar ishte mbyllur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj me arsyetim se dëmi nuk është bërë me qëllim dhe nuk ka elemente të veprës penale.