Kosovë

Kërkesa e gastronomeve për lirim nga tatimet procedohet për në Kuvendin e Prizrenit

 

Kërkesa e komunitetit të gastronomëve të Prizrenit për lirim nga pagesa e taksave për shfrytëzimin e hapësirës publike është proceduar për shqyrtim në organin më të lartë vendimmarrës komunal.

Në mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa, me iniciativën e opozitës, është arritur pajtimi që për këtë çështje të vendosin kuvendarët në seancën e caktuar për 30 qershor 2022.