Kosovë

AUV-i në Ferizaj asgjëson mbi 18 mijë vezë pa vula

 

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në Ferizaj gjatë muajit qershor kanë realizuar një varg aktivitetesh në fusha të ndryshme.

Aktivitetet e inspektoratit janë zgjeruar edhe në Komunat fqinje të Ferizajt si: Shtime, Kaçanik dhe Hani i Elezit. Aktivitetet e inspektoratit janë fokusuar kryesisht në marketet për të parandaluar shitjen e produkteve ushqimore me afat të skaduar.