Kosovë

Prizreni synon realizimin e projekteve të përbashkëta me Iowan

 

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit dhe delegacioni nga shteti i Iowas janë pajtuar për shqyrtimin e mundësive të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen. Gjatë vizitës së profesionistëve ushtarakë, akademikë e gazetarë nga shteti amerikan është theksuar synimi për fuqizimin e raporteve ndërnjerëzore dhe rritjen e pranisë arsimore e komerciale të Iowas në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vlerësuar se në saje të realizimit të projekteve të përbashkëta mund të shkëmbehen përvojat pozitive.