Kosovë

Lipjani përtej politikës, shembull i raporteve ndëretnike

Robovci i Lipjanit është njëri prej fshatrave ku serbët e shqiptarët jetojnë në harmoni ndëretnike
 

Komuna e Lipjanit është e njohur për raporte të mira ndëretnike. Qytetarë të komunitetit serb ka edhe në fshatin Rubovc, të cilët vazhdojnë të kenë raporte mjaft të mira me shqiptarët. Një tjetër shembull është edhe fshati Kojskë

Në Komunën e Lipjanit jetojnë rreth një mijë serbë në lokalitete dhe lagje të ndryshme. Ndër vite kanë krijuar raporte fqinjësore me shqiptarë dhe vazhdojnë t’i mbajnë ato, pavarësisht zhvillimeve politike që mund të ndodhin midis shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Ata duan projekte infrastrukturore, në mënyrë që jetesa e tyre të bëhet edhe më e lehtë.