Kosovë

Zjarrfikësit në Prizren, mbi 360 intervenime për vetëm shtatë muaj

 

Brigada e Zjarrfikësve në Komunën e Prizrenit për shtatë muajt e parë të këtij viti ka intervenuar në 357 raste të ndryshme. Prej tyre, më sfiduese kanë qenë zjarret malore, ndërsa intervenimet më të shpeshta kanë ndodhur në aksidentet e trafikut rrugor. E problemi më i madh gjatë intervenimeve mbeten rrugët e ngushta të qytetit.

Udhëheqësi i ndërrimit në Brigadën e Zjarrfikësve në Komunën e Prizrenit, Fejzullah Berisha ka thënë se problemin më të madh gjatë realizimit të detyrës e kanë në hyrje të qytetit, nga ana e Suharekës si dhe në dalje të Prizrenit nga Hasi.