Kosovë

Pas raportimit të KOHËS, Komuna e Drenasit gjobit kompaninë rajonale “Pastrimi”

 

Pas raportimit të KOHËS për tejmbushje me mbeturina të pikës prej ku parashihet të transferohen vazhdimisht mbeturinat e Drenasit në fshatin Çikatovë e Vjetër, Komuna e Drenasit njofton se ka gjobitur me 5 mijë euro kompaninë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”.

Në njoftimin e Komunës theksohet se Drejtoria e Inspektoratit ka dënuar këtë kompani për mosrespektim të marrëveshjes dhe Ligjit për menaxhimin e mbeturinave nga ana e kompanisë dhe pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për mospërgjegjësi të kompanisë për mbledhjen e mbeturinave.