Kosovë

Banorët e Janjevës së Lipjanit përballen prej vitesh me mungesë të ujit të pijshëm

 

Banorët e Janjevës së Lipjanit po përballen me telashe sa i përket sigurimit të ujit të pijshëm. Ata thonë se gjatë sezonit veror e gjithë rrjedha e furnizimit është ndërprerë, derisa kompania përgjegjëse nuk po u bën zgjidhje

Me mungesë të ujit të pijshëm po përballen prej vitesh banorët e Janjevës së Lipjanit që furnizohen nga kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”.

Ata thonë se rrjeti i ujësjellësit, i vendosur rreth 50 vjet më parë, është stërvjetruar dhe se situata me furnizim rëndohet më së shumti gjatë sezonit veror.