Kosovë

Dëme të konsiderueshme nga vërshimet në Rahovec e Prizren

 

Dëme të konsiderueshme kanë pësuar edhe banorët e fshatrave të Rahovecit e Prizrenit, pas reshjeve të rrëmbyeshme të një nate më parë. Që nga mesnata, ata janë duke u marrë me evitimin e pasojave, tek kërkojnë ndihmën e shtetit.

Mëngjesi i së shtunës i gjeti edhe banorët e fshatrave të Rahovecit, duke u marrë me pasojat e rrebeshit të shiut.

Përmbytjet në këtë komunë, të shkaktuara kryesisht nga dalja e lumit jashtë shtratit, kanë shkaktuar dëme të mëdha, thonë qytetarët.