Kosovë

Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh, apelohet për kujdes në urën në Drelaj

 

Pas reshjeve të shumta të shiut gjatë orëve të para të së shtunës, në disa rrugë të vendit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe si rrjedhojë ka rrezik të rritur në trafik, ka alarmuar Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës të shtunën në mbrëmje.

Kjo ministri ka thënë se janë aktivizuar ekipet që po pastrojnë rrugët kudo që ka pasur shembje të tilla. Është apeluar për kujdes në urën në Drelaj, në rrugën Pejë-Rugovë.