Kosovë

Latifi: Ende nuk dihet vlera e dëmeve nga vërshimet e së shtunës në Rahovec

Foto: Driton Paçarada\KOHA
 

Vërshimet e së shtunës në Rahovec kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë ekonomi familjare, biznese dhe toka bujqësore. Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, tha se të dielën gjendja është qetësuar dhe se janë duke mbledhur të dhëna për dëmet, mirëpo që ende nuk dihet sakte vlera e tyre.

Latifi tha se komisionet që nga dita e hëna do të dalin në terren për t’i evidentuar dëmet që u janë bërë banorëve të kësaj komune.