Kosovë

Shkatërrohen kulturat bujqësore e përmbyten shtëpitë në Rahovec e Gjakovë

 

Vërshimet i kanë bërë të pabanueshme disa shtëpi në fshatin Fortesë të Rahovecit. Disa nga banorët që pësuan dëme në shtëpitë e tyre u desh të kalonin natën tek fqinjët për shkak se shiu ua bëri të pabanueshme shtëpitë. Përveç tyre, dëm të madh pësuan edhe kulturat bujqësore, sidomos të mbjellat me speca. Ministri Faton Peci ka premtuar mbështetje për bujqit e dëmtuar.

Kulturat bujqësore në Krushë të Madhe kanë pësuar përmbytje nga vërshimet e shiut që ra të premten.

Speca të mbjellë me hektarë mbetën në ara pa pasur mundësi që të vilen.