Kosovë

Shkaku i rritjes së çmimeve, zvarriten projektet për riparimin e gropave në Ferizaj

 

Së paku pesë rrugë në qytetin e Ferizajt janë degraduar dhe askush nuk po i mirëmban ato. Kompanitë të cilat në vitin e kaluar patën fituar tenderët për riparimin e gropave dhe mirëmbajtjen e rrugëve, kishin ofertuar me çmime të lira, ndërkohë pas rritjes së çmimeve të materialit ndërtimor punimet janë ndërprerë.

Në anën tjetër qytetarët e Ferizajt po kërkojnë që gropat të riparohen në rrugën “Ahmt Kaçiku” dhe në 3 lagje përgjatë rrugës kryesore “Rexhep Bislimi”. Në komunën e Ferizajt kanë thënë se tashmë kanë biseduar me kompanitë e kontraktuara dhe se po presin që brenda një të ardhme të afërt të riparohen dhe mirëmbahen ato rrugë.