Kosovë

Mitrovica ndalon qarkullimin me trotinete dhe mjete të ngjashme në hapësirat publike

 

Komuna e Mitrovicës ka ndaluar qarkullimin e të gjithë trotineteve elektrikë, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në sheshin e Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe në hapësirat publike ku ka qarkullim të lartë të këmbësorëve.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Mitrovicës përmes një postimi në Facebook, të hënën, duke e bërë publike edhe shkresën zyrtare.