Kosovë

Kurti në Pejë njoftohet për mundësitë dhe ofertat e turizmit malor

 

Para takimit me kryetarët e komunave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar të shtunën Qendrën Informative të Turizmit dhe Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës.

Në Qendrën Informative të Turizmit, kryeministri Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare përfituese nga projektet e Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë - Mali i Zi, që është program në kuadër të MAPL-së.