Kosovë

Përfitimi i pakove të biznesit lehtëson qasjen e komuniteteve në tregun e punës

 

Mbështetja me pako për biznes ka inkurajuar një numër të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që të krijojnë vende pune për veten e tyre, apo edhe ndonjë të afërm. Në saje të kësaj shtytjeje fillestare ata synojnë fuqizimin e veprimtarisë së tyre. Por, edhe ëndërrojnë që një ditë të depërtojnë në tregjet e jashtme.

Punësimi i pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në vitet e pasluftës në territorin e Komunës së Prizrenit është shoqëruar me sfida të ndryshme.

Jetesa e vështirë ka shtyrë një pjesë të pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që të emigrojnë ilegalisht në vendet e Evropës Perëndimore.