Kosovë

Pacientët në Ferizaj kërkojnë rikthimin e kujdestarisë në QMF2

QMF dy ne Ferizaj nuk po ka sherbime te kujdestarise
 

Komuna e Ferizajt prej disa muajsh ka ndërprerë shërbimet e kujdestarisë në “Qendrën e Mjekësisë Familjare 2” në pjesën lindore të qytetit, në të cilën kanë marrë shërbime banorët e dhjetëra fshatrave.

Ndërprerja e këtyre shërbimeve ka nxitur reagimin e pacientëve të cilët po kërkojnë sa më shpejtë të rikthehen shërbimet me arsyetime se në urgjencën e QKMF-së po duhet të presin gjatë për të marrë shërbime.