Kosovë

Gjakova e Saranda nga sot qytete të binjakëzuara edhe zyrtarisht

 

Kryetari Ardian Gjini ka bërë të ditur se Gjakova dhe Saranda prej sot janë qytete të binjakëzuara edhe zyrtarisht.

Në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe homologu i tij nga Saranda Adrian Gurma kanë nënshkruar dokumentin e binjakëzimit të dy qyteteve, duke e zyrtarizuar kështu një lidhje ekzistuese prej shumë vitesh në mes të qytetarëve të këtyre dy qyteteve.