Kosovë

Obiliq, nënshkruhet kontrata për projektin e sistemit të ngrohjes qendrore

 

Në Komunën e Obiliqit, sot është nënshkruar kontrata për realizimin e projektit “Koogjenerimi- Shtrirja e rrjetit të sistemit të ngrohjes qendrore në Obiliq”.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.  Ai ka thënë se krejt kjo është vazhdimësi e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës si dhe "përkushtimit e angazhimit të përbashkët që Obiliqi të bëhet qytet më i bukur".