Kosovë

Fillon asfaltimi i 11 rrugëve në Gjilan

 

Në komunën e Gjilanit ka filluar projekti i asfaltimit të 11 rrugëve. Sipas një njoftimi të Komunës së, kostoja e asfaltimit të 1837 metrave rrugë, do të jetë 165 mijë e 480 euro.

Punimet në projektin në lagjen “Arbëria”, në Gjilan, i ka vizituar kryetari Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci.