Kosovë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Zubin-Potokut thotë se është kërcënuar

 

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se të martën ka pranuar disa kërcënime përmes telefonit.

Ai ka thënë që një person i panjohur në telefon, i ka thënë se nuk do ta lejojnë që të kandidojë për kryetar të Zubin-Potokut dhe se nuk ka çfarë të kërkojë në këtë Komunë.