Kosovë

Bulliqi i hedh poshtë kritikat se po favorizohet, e quan “solid” buxhetin e Podujevës

Foto: KOHA
 

Kritikave që partia në pushtet është duke i favorizuar komunat që janë duke u udhëhequr nga Vetëvendosja, u është përgjigjur kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai ka thënë për Ekonomia Online, se ndarjet e buxheteve bëhen në mënyrë të barabartë për të gjitha komunat dhe se këto kritika nuk qëndrojnë.