Kosovë

Vërshimet - Pamundësohen disa shërbime komunale në Skenderaj

 

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se një pjesë e shërbimeve komunale të qytetit nuk do të mund të ofrohen si pasojë e gjendjes së krijuar pas vërshimeve.

Kryetari i komunës, Fadil Nura, ka mbledhur mëngjesin e së premtes Bordin e Drejtorëve, ku ka marrë vendim që të themelojë 11 komisione komunale për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.