Kosovë

Përmbytjet shkaktojnë probleme në mbajtjen e mësimit të hënën në Skenderaj

Foto: Driton Paqarada / KOHA
 

Për shkak të përmbytjeve nga reshjet e shiut, dy shkolla në Komunën e Skenderajt nuk do ta zhvillojnë procesin mësimor gjatë ditës së hënë. Në Drejtorinë e Arsimit në Skenderaj, kanë treguar se për riparimin e dëmeve nevojitet ndihmë nga niveli qendror. Ndërsa në komunat e tjera procesi mësimor do të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat, e orët e humbura gjatë ditës së premte priten të kompensohen të shtunën.

Mbi 500 gjimnazistë në shkollën “Hamëz Jashari” në Skenderaj, nuk do ta mbajnë procesin mësimor as të hënën.

Reshjet intensive të shiut kanë vërshuar të enjten katin e parë të objektit të gjimnazit, duke e pamundësuar mbajtjen e orëve mësimore.