Kosovë

4 milionë euro dëme nga vërshimet në Istog, 30 familje mbesin pa shtëpi

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Deri në 4 milionë euro mund të shkojnë dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Istogut.

Shtëpi, biznese, rrugë, bujqësi, rrjet ujësjellësi e kanalizimi janë dëmtuar nga vërshimet, derisa autoritetet lokale i thanë KOHËS se për evidentimin e dëmeve janë iniciuar tetë komisione.