Kosovë

Ministria ndan 270 mijë euro për Stacionin e Autobusëve në Podujevë

 

Ministria e Zhvillimit Rajonal do të ndajë 270 mijë euro për projektin e ndërtimit të Stacionit të Autobusëve në Podujevës për këtë vit. Ky projekte që do të kushtojë më shumë se 1.1 milionë euro parashihet të përfundojë në vitin 2024 dhe bashkëfinancohet nga MZHR-ja dhe Komuna e Podujevës. Për këtë të mërkurën është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve.

“Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, për vazhdimin e mbështetjes Financiare për vitet 2023-2024 të projektit ‘Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve’.